Nxënësit dhe profesorët e gjimnazit “Dr Ibrahim Temo” në Strugë, janë shastisur kur kanë parë notat e testit ekstern, rezultatet e të cilëve janë katastrofale. Në fakt, rezultatet të cilat janë vonuar nga Gjuha dhe letërsia shqipe, mësimdhënësit dhe nxënësit i kanë parë në ditarët e tyre elektronik, dhe ato janë të gjitha nota të dobta (1). Bëhet fjalë për mbi 100 nxënës.
Mësimdhënësit dhe nxënësit thonë se kjo është skandaloze. Profesor Xheladin Muça thekson se është shqetësuar shumë kur ka parë këtë fakt, nga që shumica e nxënësve që janë testuar dhe kanë marrë nota të dobëta janë nxënës të shkëlqyeshëm dhe shembullor. Ai shton se gabime të tilla ka patur edhe në lëndët tjera, por ky i i ka kaluar të gjithë kufijtë.
“Ky vlerësim është skandaloz, sepse nga 39 nxënës, vetëm një nxënës ka patur notën shkëlqyeshëm,edhe atë rezultati për këtë nxënës ka ardhur më herët. Nga këto nxënës një pjesë e mirë e tyre janë të shkëlqyeshëm dhe rezultati është i pabesueshëm. Mandej e konsideroj të padrejtë faktin që nota e provimit ekstern është nxjerrë në ditar, jo nga ne por nga administratorët e ditarit elektronik. Na kanë shqetësuar ne dhe nxënësit”, shprehet profesoresha Alide Lloga./portalb/
EDITOR
11 years ago
previous article
Lamtumirë Google Reader! Ja 4 alternativa të reja
next article
Fëmijë të varur pas kompjuterit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago