Italia ka fituar finalen e “vogël” përballë Uruguait. Rezultati 120 minuta ishte 2-2, por nga pika e bardhë e penalltive Axurrët u shfaqën më të saktë.
Xhixhi Bufon ka bërë mrekullinë, duke pritur 3 penallti.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në shifrat 1-0 për Italinë, por në pjesën e dytë Uruguai barazoi dy herë me anë të Edison Kavanit, në fillim në minutën e 58-ë dhe me pas në të 77-ën me golin e bukur të shënuar nga Diamanti.
Në 30 minutat shtesë Uruguai u shfaq më kërkues se Italia, por u deshën penalltitë për të vendosur vendin e tretë. Lodhja ndihej shumë tek të dyja skuadrat, por Italia ishte më e lodhur pasi, të enjten që kaloi pati një 120 minutësh të hidhur me Spanjën, ku u ndëshkuan me penallti.
Në minutën e 110-të Montolivo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me 10 lojëtarë, por kjo nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes. Bufon arriti të presë penalltitë e Forlanit, Garganos dhe Kaseres.