Kroacia është tashmë vendi i 28 anëtar i Bashkimit Europian. Kjo ndodh pas dy dekadash pas luftës së përgjakshme të vendit për pavarësi. Atmosfera festive e një nate më parë i ka lënë vendin ceremonisë solemne dhe fjalës së përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian.

Ka qenë Stefan Fule Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian ai që ka ngritur lart flamurin e Kroacisë, pranë atij të Bashkimit Europian.
Nën tingujt e himneve të pranishimit kanë festuar në mënyrë solemne vendin e 28 anëtar të Bashkimit europian, Kroacinë.
Presidenti i Parlamentit europian Martin Shulc është shprehur se Kroacia tashmë është në vendin që i takon.
“Kjo është një ditë e lumtur për Kroacinë dhe për Europën. Është një kënaqësu e vecantë për mua që të jem së bashku me ju për ta festuar. Kroacia ka qenë gjithnjë një pjesë e Europës. Dhe sot ajo merr me të drejtë vendin që i takon në komunitetin europian. Populli kroat ka treguar se dhe në kohë krize është më se e mundur të bëhesh pjesë e familjes europiane”, deklaroi Schultz.
Edhe pse për të pestin vit radhazi në recesion ekonomik, presidenti i komisionit europian Hoze Manuel Barroso ka vlerësuar ndryshimin për mirë të vendit, dhe ndikimin pozitiv që do të ketë në rajon.
“Sot kroatët janë zgjuar su qytetarë europianë. Kroacia ka qenë objekt i një ndryshimi konstant, dhe ajo ka ndryshuar për mirë. Tashmë Kroacia do të ndihmojë dhe në përmirësimin e kësaj pjese të Europës”, u shpreh Barroso.