Këto ditë vere, në prag të muajit të bekuar Ramazan, pikërisht me 1 korrik 2013, doli në dritë libri me titull:
Titulli  librit:
FEJA, SHPRESA DHE QËNDRESA
Autor:
Faik MIFTARI
 
Ky është një libër publicistik, po, mund të themi, gjithashtu, se është një libër enciklopedik, ku janë 50 shkrime të cilat zgjojnë mendime, sjellin frymëzime,  mbesin kujtime, bëhen udhëzime!     
Në këtë libër, i cili lexohet lehtë dhe shpejtë, kryesisht shkruhet për fenë, për shpresën dhe qëndresën e popullit tonë, por shkruhet me një qasje tjetër, jo ashtu qysh shumica  kanë shkruar, jo në atë mënyrën e tyre të shtrembëruar.
Libri nxjerr në pah fakte, argumente, të cilat na paraqet shkrimtari, Faik Miftari, me një realizëm bindës, të cilat hedhin dritë, kjo dritë, për të zhdukur errësirën e mendjës, secilit ja shton mundësitë.
Shkurt, kjo vepër ka vlerë, vlera e njeriut, siç thoshte Imam Hasan e-Basriu, është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit.
Nëpërmjet fjalës së shkruar, libri me 50 shkrime të ndryshme, me përmbajtje fetare, shoqërore, kulturore, historike, politike, që janë shkrime publicistike, këtu përmblidhen me një titull ”Feja, Shpresa dhe Qëndresa”.
Libri botohet në 50 vjetorin e lindjes së autorit, të cilit i urojmë ardhmëri me shëndet dhe me bereqet! Të shkruajë aq sa ka mundësi, në vazhdimësi, sa është në këtë jetë të kontribuojë në Rrugën e Vërtetë. Ashtu u bëftë! Amin!
 Libri  ”FEJA, SHPRESA DHE QËNDRESA” autori, Faik Miftari ia përkushton:
Vëllezërve: Hajredin dhe Faredin, si dhe motrave: Qamile, Vasvije, Fatime, Mevlyde, Farije dhe Fatmire.
Libri me 50 shkrime botohet në 50 vjetorin e lindjes së autorit, Faik Miftari, nga Prizreni, të cilit i urojmë ardhmëri me shëndet, me bereqet! Të shkruajë aq sa ka mundësi, në vazhdimësi, sa është në këtë jetë të kontribuojë në Rrugën e Vërtetë. Ashtu u bëftë! Amin!
 
                          Kush është Faik Miftari?
Faik Miftari u lind në Prizren më 19 Maj 1963. Rrjedh nga një familje zejtare  me traditë fetare e kombëtare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa diplomoi në drejtimin teknologjik pranë Universitetit të Prishtinës.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë, vajzë e djal.
Merret me shkrime publicistike dhe hulumtuese, në të cilat ai shtjellon tema të ndryshme, si ato me ngjyrë politike, historike, fetare, kulturore, shoqërore, ku lirisht mund të themi se është një publicist i veçantë, i cili lexohet, vlerësohet, çmohet, është vrojtues, njohës i mirë i rrethanave politike, historike, fetare, kulturore, shoqërore, të popullit shqiptar në Ballkan dhe i marëdhënjeve ndërkombëtare. Shkrimet e tij janë publikuar, botuar, në mbi 50 gazeta e revista të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë, Sanxhak e Turqi.
Përveç shkrimeve të vazhdueshme, Faik Miftari ka botuar këto libra:

  1. ”Pakës dritë për Kosovën”, Prizren, 2001.
  2. ”Gjurmë në kohë”, Prizren, 2011.
  3. ”Hafizët e Prizrenit me rrethinë (1912-2012)”, Prizren,  2012.

Libri ”Feja, Shpresa dhe Qëndresa”, është  libri i katërt, 2013
 
Mexhid YVEJSI, Gjakovë