Në kryeqytetin Kajro të Egjiptit filloi Samiti i 12-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
Tema kryesore e samitit është “Problemet e reja dhe Mundësitë e Zgjeruara”.
Turqia në këtë mbledhje përfaqësohet nga Presidenti Abdullah Gyl.
Në këtë samit, i cili mblodhi në një vend kryetarët dhe përfaqësuesit e 56 vendeve të ndryshme, do të shqyrtohen temat si lufta civile në Siri, problemi i Palestinës, islamofobia dhe zhvillimet e jetuara në botën islame.
Edhe pse Siria është njëra prej temave kryesore të kësaj mbledhjeje, udhëheqja e Damaskut, anëtarësimi i të cilit është pezulluar, nuk merr pjesë në samitin që organizohet në Kajro.
Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ishte planifikuar që të mbahet para dy vitesh në Kajro, por për shkak të procesit të tranzicionit që u jetua në vend ky samit ishte shtyrë. Ndërkaq nëse merret parasysh aktiviteti aktual i këtij rajoni atëherë mund të thuhet se organizimi i këtij samitit në Kajro ka një rëndësi të madhe për botën arabe.
Presidenti Abdullah Gyl, i cili përfaqëson Turqinë në këtë samit, do të mbaj një fjalim në seancën e pasdites.
Presidenti Gyl gjithashtu do të realizoj një numër të madh të takimeve dypalëshe. Në këtë kuadër edhe takimet zyrtare mes Turqisë dhe Egjiptit do të mbahen nesër nën kryesimin e Presidentit Gyl dhe homologut të tij egjiptian Mursi.
Një zhvillim tjetër i rëndësishëm në kuadër të samitit do të jetë edhe pjesëmarrja e Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmedinexhad në Kajro. Kjo vizitë do të jetë e para në nivel presidenti qysh prej Revolucionit Islamik i vitit 1979 kur edhe marrëdhëniet mes Teheranit dhe Kajros u ulën në nivel minimal.
Samiti i 12-të i Presidentëve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik do të zgjas 2 ditë dhe do të marr fund me komunikatën që do të publikohet në fund të saj.
EDITOR
12 years ago
previous article
I ëmbli shkurt, sfida magjike për të pasionuarit e futbollit
next article
Medresisti që fitoi çmimin e UNESCO-s (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago