Në dashuri fjalët kanë marrë më shumë vend se në çdo send. Dje ishte ndjenja, e cila edhe sot kujton se si asaj i jepte më shumë shend.
Në botë asnjë lot vetë nuk vjen kot, sepse ka thirrje nga njerëzit që nuk njohin Zot.
Në jetë e kanë thënë shumë poetë se çdo të pavërtetë që dikush ta ngjet, nga ti reagim pret. Ti hesht bërtiturazi ose bërtit heshturazi dhe, veç Zotit, askujt mos iu mbështet!
Në çdo poezi para së cilës ke mbajtur zi nënkuptohet që ke pasur largësi. E asnjë afërsi nuk e largon largësinë e afërsisë që ke për ndonjë njeri.
Në çdo buzëqeshje ka hidhërim të muskujve të mërroljes, e edhe në çdo mërrolje ka lodhje të muskujve nga koka e deri në thembër, për atë arsye pastaj buzëqeshja vjen si vijë e shtrembër.
Në çdo thënie ka të folur, po në çdo të folur nuk ka thënie. Dikush flet vetëm për të treguar praninë, dikush tiraninë, dikush marrëzinë, e shumë pak ndjenjën apo njohurinë.
Në çdo heshtje ka ardhje dhe pyetje të gjithë universit se pse ti nuk po flet. Ti përgjigju se në të ka bereqet. Në shkuarjen e tyre te mbrapa kujtojua se heshtja është shoqëruesi më frymëzues kur ndodhesh vetë. Në të gjen veten, kur e humb në praninë e botës me njerëz të shkretë.
Hesht më shumë nëse do më shumë fjalë! Vdekjen mos e thirr, po nesër prite, nëse do që sot të jesh më i gjallë.
Pavarësisht shtimeve që bën bota, ti shtoje heshtjen dhe mos fol fjalë të kota. Zoti të do kur bën vepra dhe kur thua fjalë të plota.
Nga të gjitha të njohurat në këtë botë, bëje si moto këtë vitaminë:
NË FJALË KËRKOJE MIRËSINË, NË HESHTJE GJALLËRINË!
Arsim Jonuzi, 07.07.2013
https://www.facebook.com/arsimjonuziofficial
EDITOR
11 years ago
previous article
Vendimi, në prag të Ramazanit: Jam shqiptar dhe besimtar!
next article
Kthimi në qendër: Ramazani si muaj kuptimi
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago