Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë një intervistë për “Netpress” ka pranuar se tashmë kanë filluar mosmarrëveshjet me partnerin shqiptar në Qeveri, BDI-në, duke shtuar se për disa nga mosmarrëveshjet janë gjetur zgjidhje, ndërsa për disa të tjera ende nuk janë gjetur.
“E thashë njëherë dhe po e them përsëri, marrëdhëniet me BDI, si në mandatin e parë dhe në të dytin, nuk janë të njëjtat. Në të dytin janë keqësuar, por ende janë në nivelin që mund të durohen. Përderisa ka trend të ngritjes së standardeve në të gjitha sferat, do të ketë logjikë koalicionimi ynë”, ka deklaruar kryeministri Gruevski, njofton Almakos.
Kurse në pyetjen se: a do të lejonit ju që fëmijët tuaj ta mësojnë gjuhën shqipe; kryeministri, Nikolla Gruevski është përgjigjur:
“Absolutisht. Dhe jo vetëm që do i lejoja, unë do ti inkurajoja ata ta bënin një gjë të tillë. Përveç, gjuhës angleze, njohja e gjuhës shqipe është një avantazh. Në përgjithësi, mësimi i gjuhëve të huaj është një pasuri, jo rastësishtë edhe populli thotë, je i pasur aq sa gjuhë di, ose je i vlefshëm aq njerëz sa gjuhë që di të flasësh“./Almakos
EDITOR
11 years ago
previous article
Dubai, kod të veshjes për muajin Ramazan
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago