Borusia Dortmund e ka bërë sot transferin më të shtrenjtë në histori të klubit. Nënkampionët e Evropës e kanë bindur Shakhtar Donteskun për blerjen e yllit armen, Henrik Mkhtaryan.
Borusia Dortmund ka njoftuar para pak minutash se blerja e Mkhtaryan është blerja më e shtrenjtë në histori të skuadrës, vlerë e cila ende nuk është bërë e ditur se sa është.
Mkhtaryan ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Dortmund. Për yllin armen ishte shumë e interesuar skuadra e Liverpoolit, por që Dortmund ka paguar shumën e kërkuar për të.