Tradicionalisht me rastin e fillimit të agjërimit në Muajin e Ramazanit, përcillen urimet nga institucionet fetare, e kohëve të fundit edhe të atyre shtetërore, liderëve të partive politike por edhe udhëheqësve lokal.
Për të uruar Ramazanin, duke përcjellë mesazhin deri tek vëllezërit dhe motrat e besimit Islam, përdoren mënyra të ndryshme të transmetimit.
Në Strugë, ky urim u përcoll në mënyrë të veçantë, kur në orët e mbrëmjes, kolona e disa pjesëtarëve të komunitetit mysliman, të cilës i printe Hajrush Miftari, shoqëruar me lodra e zurle, parakaluan nëpër qendër të qytetit-nëpër “Korzo” në kolonë duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Gëzuar Ramazanin” dhe përmes tingujve kumbues të daulles dhe zurles, përcollën urimin nga zemra të gjithë besimtarëve që njëkohësisht zgjoi edhe kureshtjen e të gjithë qytetarëve të Strugës. Mesazhi i këtij urimi kështu në mënyrë të veçantë ngërthente në vete “Të gjithë besimtarëve mysliman urojmë Muajin e Bekuar e të Shenjtë të Ramazanit, duke uruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Allahu xh.sh.”.
EDITOR
11 years ago
previous article
Dortmundi e bën transferimin më të shtrenjtë
next article
Ibraimi assiston, Maribori fiton Super-Kupën (VIDEO)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago