Sektori i Femrës pranë FRI-së në degën e Tetovës, realizoi aktivitetin “Mirë se erdhe Ramazan, Muaji i Shpalljeve”. Aktiviteti ne fjalë u realizua në qendër të Tetovës, një ditë para fillimit te Muajit Ramazan, më 08.09.2013, ku u bë shpërndarja e hurmave e bashkangjitur me duanë e iftarit. Shpërndarjen e bënë tre fëmijë në qendër të qytetit, ku u bë në disa lokacione.
Hurmat të bashkangjitur me duanë fëmijët i dhuronin për kalimtarët.
Aktivitetin e realizuan anëtaret dhe aktivistet e Sektorit të Femrës, dhe meqe ky aktivitet realizohet per here te dyte nga ana e FRI-së, u bë tashmë nje aktivitet tërheqës për qytetarët e Tetovës, të cilët e dëshmojnë këtë me interesimin e tyre.
Zyra për marrëdhënie me publikun