Ministri i jashtëm turk, Amed Dautoglu, e ka ngrënë iftarin e ditës së parë të Ramazanit, me refugjatët sirianë. Dautoglu, e shoqja e tij Sara dhe ministrja e familjes dhe çështjeve sociale Fatime Shahin, u pritën me gëzim të madh nga refugjatët sirianë të rehabilituar në kamp.
Dautoglu bisedoi shtruar me refugjatët dhe pasi i përshëndeti me selam në arabisht, u tha:”Ju jeni vëllezërit tanë dhe do të mbetemi pjesëtarë të një familje të vetme deri Ditën e Kiametit.
Sot ne u quajmë miq, si formë respekti dhe për asgjë tjetër, por në fakt ju jeni të zotët e shtëpisë dhe do të trajtoheni në bazë të këtij këndvështrimi.” /ardhmeriaonline/