Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka thënë se, “Egjipti është shtyllë kurrizore e çdo zhvillimi në Lindjen e Mesme”, duke shtuar se drita e gjelbër për grusht shtet do të krijojë një efekt negativ domino në rajon.
Davutoglu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me zhvillimet në Egjipt gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt në një kanal kombëtar të hënën.
Ai ka përcaktuar periudhën e tanishme në Egjipt si një nga më kritiket që nga revolucioni.
“Në fakt, kriza politike e legjitimitetit ka dalë në pah vitin e kaluar, kur parlamenti ishte shfuqizuar. Mursi mbeti si autoriteti i vetëm që reflektonte vullnetin e publikut. Në fakt në atë kohë, ata që përgatitën grushtin e shtetit, sot po e mbrojnë atë në mënyrë tejet jo legjitime, “tha Davutoglu.
Davutoglu u shpreh se për të mbuluar hendekun e legjitimitetit të brendshëm, burimet e jashtme të legjitimitetit duhet ta përcaktojnë regjimin e tanishëm si grusht shtet, dhe jo si tranzicion demokratik.
Davutoglu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të hequr qafe mundësisë për të bërë efekt negativ domino përmes legjitimitetit të jashtëm.
/mesazhi/