1930- 2009
Muhamed Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është njëri prej dijetarëve me të njohur në fushën e komentimit të Kuranit dhe të Bazave të Fesë, ai po ashtu është vëllai dhe mësuesi i parë i dijetarit të njohur Omer Sulejman El-Eshkarit, është autorë i shumë librave dhe shumë punimeve shkencore.
Muhamed Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është lindur në vitin 1930 në rrethinën e Nabulsit të Palestinës. Është rritur nën kujdesin e të atit të tij i cili edhe përkundër asaj se ishte analfabet ai i donte shumë dijetarët andaj edhe kishte ndikuar në mbjelljen e dashurisë për dije tek fëmijët e tij.
Muhamed Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte mësuar leximin e Kuranit pa mësues fare ndërsa hapat e parë të mësimit i mori në fshatin e lindjes e pastaj vazhdojë mësimet në Nabulsi ku qëndrojë për katër vite. Fakultetin e sheriatit e përfundon në Riad të Arabisë Saudite në vitin 1956 dhe ishte gjenerata e parë në këtë fakultet. Gjatë studimeve të tij në këtë fakultet, Muhamed Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte arritur që të merrte dije nga dijetarë eminent siç ishte Muhamed Emin Esh-Shinkiti dhe Abd El-Aziz Ibn Bazi. E prej nxënësve të tij më të dalluar ishin vëllai i tij Omer Sulejman El-Eshkar dhe Abd El-Aziz Al Esh-Shejh e që tani është myfti në Arabinë Saudite. Ndërsa magjistraturën dhe doktoratën arrin që ti marrë nga Universiteti i Az’harit në Egjipt.
Punojë si mësimdhënës dhe më vonë edhe si udhëheqës i Institutit Shkencor në Burejda të Arabisë Saudite, më vonë së bashku me Ibn Bazin punon si profesor në Fakultetin e Sheriatit në Riad ndërsa pas hapjes së Universitetit Islamik në Medine transferohen që të dy për mësimdhënie. Në vitin 1965 shpërngulet për në Kuvajt ku fillon të punojë si mësimdhënës, ligjërues dhe imam në xhamitë e Kuvajtit. Po ashtu ishte udhëheqës i zyrës së vakëfit pranë Ministrisë së Vakëfit në Kuvajt për 12 vite me radhë, ndërsa më vonë fillon të udhëheqë punët rreth enciklopedisë së jurisprudencës islame që ishte iniciativë e Ministrisë së Vakëfit të Kuvajtit.
Muhamed Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, qëndroi në Kuvajt deri në vitin 1991 kur edhe filloj lufta në mes të Irakut dhe Kuvajtit gjë që e detyron që të shpërngulet për në Jordani.
Gjatë qëndrimit të tij në Jordani, Muhamed Sulejman El-Eshkari kryesisht ishte marrë me kërkime dhe hulumtime shkencore, me shkrimin e librave si dhe ishte pjesëmarrës i shumë simpoziumeve dhe konferencave që organizoheshin nga Organizata e Shkencave Islame për mjekësi me qendër në Kuvajt dhe nga Akademia e Fikhut në Xhide. Është po ashtu autorë i më
shumë se 30 librave dhe i shumë punimeve shkencore në lëmin e jurisprudencës islame. Po ashtu ai ishte edhe anëtarë i këshillit për dhënien e fetëfave në Kuvajt si dhe pas kthimit të tij në Jordani, Muhamed Sulejman El-Eshkar e kishte shndërruar shtëpinë e tij në një vatër mësimi. Ai kishte shumë nxënës rreth tij andaj edhe e shfrytëzonte shtëpinë e tij për ti mësuar këta studentë si në fushën e tefsirit e po ashtu edhe në fushën e bazave të jurisprudencës islame dhe të disa fushave të tjera.
Muhamed Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ka vdekur me 16, Nëntor të vitit 2009 në Aman të Jordanisë.
Përgatiti: Artan Musliu