Me transferimin në Paris Saint Germain, Edinson Cavani ka hyrë në mesin e pesë transfereve më të shtrenjta në histori të futbollit. Sulmuesi uruguaian iu bashkua klubit francez për 64 milionë euro nga Napoli, duke e lënë prapa Radamel Falcaon, i cili javë më parë iu bashkua Monacos për 60 milionë euro, dhe Neymarin, për të cilin Barcelona ia pagoi Santosit 57 milionë euro.
Në renditje prin bindshëm Cristiano Ronaldo, i cili në vitin 2009 i kushtoi Real Madridit 96 milionë euro nga Manchester Unitedi. Në pesëshen e parë bëjnë pjesë edhe yjet si Zlatan Ibrahimovic, Zinedine Zidane dhe Leite Kaka. /magazina.info
EDITOR
11 years ago
previous article
E mall do ndjejmë për to !
next article