Pyetje:”Si ta kuptoj që shejtanët prangosen gjatë muajit të Ramazanit? Si duhet komentuar fakti që edhe pse shejtanët prangosen, ka myslimanë që kryejnë vepra të liga në Ramazan?”
Përgjigje:”Është fakt që edhe ata që agjërojnë Ramazanin, gjatë këtij muaji mund të rrëshqasin dhe të bëjnë vepra të dënueshme, njëlloj si ata që nuk agjërojnë prej myslimanëve dhe jomyslimanëve. Kjo, edhe pse hadithet tregojnë se shejtanët janë të prangosur gjatë muajit të Ramazanit.
Dijetarët që janë marrë me komentin e haditheve të Profetit a.s, thonë se hadithi që flet për prangosjen e shejtanëve gjatë Ramazanit, do të thotë se shejtanët e humbasin fuqinë e tyre dhe pushtetin gjatë këtij muaji për ata njerëz të cilët kryejnë agjërim të saktë dhe të plotë, duke u distancuar nga fjalët e pahijshme, shikimi haram etj… Thotë Profeti a.s:”Kush nuk distancohet nga fjalët dhe veprat e pahijshme, Zoti nuk ka nevojë që ai të braktisë ushqimin dhe pijen.” (Buhari)
Një interpretim tjetër është se shejtanët e prangosur janë ata më rebelët dhe me ndikim të madh, ndërkohë që të tjerët nuk prangosen. Prandaj ndodhin shkelje të tilla edhe nga agjëruesit, shkelje të cilat në përgjithësi nuk janë të rënda. Këtë e vërteton dhe një transmetim i Tirmidhij, sipas të cilit Profeti a.s thotë:”Prangosen rebelët e shejtanëve dhe xhindeve.”
Interpretimi mund të jetë edhe i tillë që dobësohet aktiviteti i tyre dhe nuk e kanë të njëjtin ndikim dhe fuqi që kishin para Ramazanit.
Por, me gjithë respektin për mendimet e lartpërmendura, ne vazhdojmë të shohim gjynahe të rënda gjatë agjërimit, gjynahe që veprohen pikërisht nga agjëruesit. Për këtë, disa dijetarë kanë thënë:”Nëse shejtanët prangosen gjatë Ramazanit, mbeten akoma disa forca të tjera të cilat i shtyjnë njerëzit drejt gjynaheve, siç është nefsi që urdhëron për punë të liga, zakonet dhe traditat negative, shejtanët nga njerëzit etj… Forca të tilla kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë në çdo kohë dhe ato janë të mjaftueshme për të shkaktuar gjynahe edhe gjatë muajit kur shejtanët prangosen. Roli i nefsit që urdhëron për ligësi nuk është më pak i rrezikshëm se ai i shejtanëve, gjë të cilën e shohim të pasqyruar në rëfmin e shejtanit që do të bëjë Ditën e Kiametit:
“Dhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten!” (Ibrahim, 22)
Zoti e di më mirë
EDITOR
10 years ago
previous article
Të hash gjatë Ramazanit pa dashje
next article