Më 19.07.2013, Sektori i Femrës pranë FRI-së, Dega në Tetovë, në fshatin Neproshten të këtij qyteti mbajti ligjeratë në xhaminë e fshatit.
Për temën “Ramazani dhe këshillat për këtë muaj” ligjëroi ligjëruesja Sumeje Peza.
Tanimë vite me rradhë Sektori realzion vizita në këtë fshat, ku interesimi i grave tregon për mirëpritjen dhe rëndësinë që kanë këto lloj ligjërata.
Ky cikël ligjëratash nëpër disa fshatra të rrethit të Tetovës do të vazhdojë deri në fund të muajit Ramazan.





