Mbrëmë, më datë 19.07.2013, Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam organizoi iftarin tradicional ku morrën pjesë përfaqësuese të organizatave joqeveritare, mysafire nga vendi dhe jashtë dhe aktiviste të Forumir Rinor Islam.
Pas iftarit, fjalën e morri përgjegjësja e Sektorit të Femrës, znj. Esma Sherifi e cila foli mbi vlerën dhe rëndësinë e muajit të Ramazanit duke bërë thirrje që këto ditë të bekuara t’i shfrytëzojmë maksimalisht me përkushtim ndaj Krijuesit dhe punë të dobishme. Znj. Sherifi foli edhe mbi përkushtimin e Sektorit të Femrës gjatë muajit të Ramazanit duke i cekur aktivitetet e shumëllojshme, si iftare, tribuna, e ligjërata që organizohen në qytete të ndryshme të vendit.
Ndërkaq, iftari u pasua nga tribuna që organizoi Sektori i Femrës në bashkëpunim me Asociacionin për Afirmimin e Gruas në Teatrin Kombëtar Shqiptar. Mysafire në tribunë ishte ligjëruesja nga Turqia Prof. Dr. Haxher Gyndyz e cila foli mbi temën “Ramazani, rrezatim i vlerave familjare”.