Para pak orësh në change.org është krijuar një peticion nga Ardit Krasniqi, i cili ia ka drejtuar ndërmarrjes Apple, që të bëhet integrimi i gjuhës shqipe në iOS dhe tani ka mbledhur 480 nënshkrime.
Ai e ka përshkruar arsyen për këtë peticion kështu: “Integrimi i gjuhës shqipe në iOS është i rëndësishëm sepse iOS është sistemi më i popullarizuar operativ mobil për shqiptarët. Pasi që Apple ka integruar shumë gjuhë të tjera në iOS, do të ishte e shkëlqyeshme nëse gjuha shqipe të ishte po ashtu. Janë shumë blogje, uebfaqe dhe faqe në Facebook për Apple dhe iOS në Shqipëri, por ende, Apple nuk na mbështet neve.”
Ai më pak e ka marrë një pjesë të artikullit për gjuhën shqipe nga Wikipedia, duke treguar se kush flet, sa e vjetër është gjuha e kështu me radhë. Në momentin kur po shkruhet ky artikull, nevojiten edhe 20 nënshkrime që të shqyrtohet më pas nga Apple kërkesa e bërë për ta shtuar gjuhën shqipe. Nëse pajtoheni që ta shtoni gjuhën shqipe në mesin e gjuhëve që përdoren për iOS, atëherë thjesht shkoni dhe regjistrohuni duke klikuar këtu.
Kohë më parë, Klajdi Hena kishte bërë një peticion të tillë, duke kërkuar nga ndërmarrja Google me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të bëhej paraqitja e një doodle në faqen e Google, për të shënuar shpalljen e këtij jubileu për gjithë shqiptarët. (PCWorld Albanian)
EDITOR
11 years ago
previous article
Thaçi: Serbët në Kosovë më shumë të drejta se shqiptarët në Maqedoni
next article
Zbulohet molekula që shkakton depresionin
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago