Më 22 korrik 2013 u mbajt Mbrëmja e Poezisë Islame, e cila u organizua në kuadër të aktivitetit “Netët e kulturës islame” në Kumanovë, më ramazan 1434/2013. Mbrëmja në fjalë u mbajt në sheshin e qytetit të Kumanovës, programi i së cilës filloi në ora 21:30 dhe mbaroi pas mesnate.
Në mbrëmjen në fjalë pati, fillimisht, recitim të poezive, edhe atë 12 sosh – të recituara nga vetë autorët pjesëmarrës në këtë mbrëmje: Iljasa Salihu, Valon Elezi, Lumnije Rexhepi, Shqipe Palloshi, Suad Saliu, Ajla Hajdari, Arsim Jonuzi, Bajram Ramadani, Xheneta Mustafi, Agron Shaqiri, Milazim Mustafa dhe Ajnure Ganiu.
Pas recitimit të të njëjtave, vlerësimi dhe shpërblimi i tre vendeve të para u takoi poetëve, si vijon:

Vendi i parë: Shqipe Palloshi

Vendi i dytë: Iljasa Salihu

Vendi i tretë: Lumnije Rexhepi

 
Vlerësimi i poezive u bë nga juria e caktuar, e cila ishte në këtë përbërje: mr. Sevdail Demiri (kryetar), Bajram Ramadani (anëtar) dhe mr. Milazim Mustafa (në cilësinë e organizatorit).
Të gjithë poetëve-recituesve pjesëmarrës nga Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, si organizator i këtij aktiviteti, iu dha certifikatë për pjesëmarrje, kurse tri vendeve të para iu nda nga një komplet librash prej shtëpisë botuese Furkan ISM nga Shkupi, ashtu si edhe nga një libër autorial prej poetëve kumanovarë: Iljasa Salihu (romanin “Mëngjesi i hershëm”) dhe Arsim Jonuzi (përmbledhjen me poezi “Arthyerje”).