Të buzëqeshësh në mes të luftës. Kjo ndodhë vetëm në Siri. Dhe vetëm për hirë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në qytetin e Halepit, i cili para pak orësh është marrë nën kontroll nga forcat çlirimtare, jeta po vazhdon. Qytetarët kanë filluar të dalin në qytet dhe të bëjnë pazar, në mënyrë që të çelin iftaret e tyre. Por jo vetëm për të bërë pazar. Organizatat humanitare turke kanë arritur të depërtojnë me pakot e ndihmës. Ato veprojnë në zona më të sigurta, duke ofruar pako ushqimore dhe higjienike. Ndërsa jeta duket se sapo ka filluar, zonat e tjera po përballen me rrezik për të. Konflikti i cili ka filluar dy vite më parë, ka marrë jetët e mbi 100.000 njerëzve, shumë prej tyre civilë, gra dhe fëmijë.