Këshilli i Evropës ka kërkuar që autoritetet e Shkupit të organizojnë sa më shpejt një regjistrim të ri të popullsisë.
Asambleja Parlamentare e Këshillit miratoi një rezolutë muajin e kaluar që i kërkoi Shkupit të kryejë një rregjistrim sepse politikat e shtetit nuk mund të zbatohen pa një të tillë. Marrëveshja Kuadër e Ohrit e 2001-shit parashikon të drejta të posatçme të pakicës shqiptare në qoftë se përbën 25 përqind të popullsisë maqedonase, bën të ditur Setimes.
“Maqedonia duhet të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme me përgatitjen e zbatimin e një rregjistrimi të mbështetur në metodologjinë mbi të cilën do të bihet dakort midis zyrtarëve kryesorë, sepse në këtë mënyrë rregjistrimi do të ketë një pasojë të drejtpërdrejtë mbi të gjitha komunitetet,” theksoi Asambleja e KE-së.
Në vitin 2011, Qeveria pezulloi rregjistrimin pasi anëtarët e Komisionit të Rregjistrimi ttë vendit dhanë kolektivisht dorëheqjen, duke përmendur shkelje të mëdha të ligjit të rregjistrimit në zonat ku jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, por edhe shkelje të tjera në baza ndëretnike.
“Rregjistrimi nuk duhet të shihet vetëm nëpërmjet prizmit të etnisë sepse përcakton drejtimet e ardhshme strategjike për zhvillimin e shtetit lidhur me investimin, zhvillimin rajonal, arsimin, shëndetësinë e infrastrukturën,” ka theksuar për zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev.
Sipas tij, në kohën që do të ndërmerret në të ardhmen, rregjistrimi duhet të zbatohet në bashkëpunim me Eurostatin si një garanci shtesë për cilësinë e tij.
Modeli i konsideruar është një i përdorur në Slloveni, ku numërimi u bë elektronikisht, sipas Aleksandar Cvetkovski, një etnolog në Shoqatën për Tolerancën Etnike dhe Bashkëpunimin në Prilep.
“Qeveria ka diskutuar idenë për të kryer një rregjistrim dhe u këshillua me Brukselin rreth kësaj,” tha Cvetkovski për SETimes.
Disa udhëheqës shqiptarë këshilluan kundër nxitimit të rregjistrimit të popullsisë, duke thënë se një rregjistrim është një operacion i ndërlikuar që kërkon përgatitje të rëndësishme.
“Së pari, gjendja duhet të analizohet dhe institucionet duhet të marrin një qëndrim mbi atë se kur janë kushtet për të kryer një rregjistrim. Pastaj duhet të bëhen rregullimet për të parë nëse Zyra Shtetërore e Statistikave është teknikisht gati të zbatojë një rregjistrim,” ka theksuar Musa Xhaferi, zëvendës/kryeministër për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se e gjithë kjo kërkon kohë.
Zyra Shtetërore e Statistikave është e aftë të organizojë një rregjistrim me cilësi të lartë, por duhet të zbatojë standarte ndërkombëtare për të parandaluar abuzimin, sipas drejtoreshës së zyrës Blagica Novkovska.
Regjistrimi i popullsisë gjatë këtij viti nuk pritet të ndodhë pasi nuk kishte buxhet të caktuar për të.
“Zyra Shtetërore e Statistikës mori 2.6 milionë euro këtë vit, përkundër 9.7 milionë euro më 2011 që iu dhanë për të kryer rregjistrimin,” ka theksuar kryetarja e Entit Shtetëror të Statistikave, Cvetkovski.
Sipas rregjistrimit të 2002-shit, në vend ka 2.1 milionë banorë nga të cilët maqedonasit përbëjnë 64.2 përqind, shqiptarët 25.2 përqind, turqit 3.9 përqind, romët 2.7 përqind dhe serbët 1.8 përqind. (INA)
EDITOR
11 years ago
previous article
Foto të Tokës nga Saturni
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago