Vendimi i organeve të drejtësisë për paraburgimin e presidentit të rrëzuar egjiptian, Muhamed Mursi në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit të regjimit të ish-presidentit, Hosni Mubarak, risjell ish-regjimin e tij në pushtet, deklaroi sot “Vëllazëria Myslimane”.
“Akuzat ndaj Mursit tingëllojnë si një hakmarrje e ish-regjimit, gjë që tregon rikthimin e tij të fuqishëm”, u shpreh zëdhënësi i lëvizjes, Gehad el-Haddad.
Ndëkaq edhe organizata “Hamas”, në pushtet në Gaza, denoncoi sot vendimin e një gjykate në Kajro për paraburgimin e presidentit të rrëzuar egjiptian, Muhamed Mursi nën akuzën e një bashkëpunimi të mundshëm me lëvizjen palestineze.
“Hamasi e dënon këtë vendim të bazuar në postulatin se lëvizja jonë është armiqësore. Ky është një zhvillim i rrezikshëm që konfirmon se pushteti aktual në Egjipt ka hequr dorë prej kauzave kombëtare si dhe prej kauzës palestineze”, deklaroi zëdhënësi i “Hamas”-it, Sami Abu Zuhri.
EDITOR
11 years ago
previous article
Mediat maqedonase reagojnë kundër ezaneve nëpër xhamitë e Shkupit
next article
Përkushtoju gruas o burrë musliman…
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago