Shejh Jusuf Kardavi, kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, e ka dënuar ashpër masakrën e puçistëve egjiptianë ndaj demonstruesve paqësorë në sheshin Rabia Adevije. Ai i bëri thirrje të gjithë popullit egjiptian që të dalë në shesh dhe të dalë përballë vrasësve dhe kriminelëve.
Gjatë një fjale të tij në kanalin Alxhazira, Kardavi u bëri thirrje të gjithë myslimanëve anembanë që të mbajnë qëndrim dinjitoz ndaj masakrave që po ndodhin në Egjipt këto ditë.
Nga ana tjetër, ai i bëri thirrje të gjithë egjiptianëve që besojnë në Zot dhe e duan islamin, që të dalin në sheshin Rabia, bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre. Një ftesë të veçantë shejh Kardavi u bëri dhe të krishterëve të Egjiptit, që tu bashkëngjiten vëllezërve të tyre myslimanë kundër padrejtësisë. “U them vëllezërve të mi të krishterë, se nuk do i mbrojë kush përveç myslimanëve” tha ai.
Kardavi tha se demonstruesit paqësorë nuk i frikëson ajo që ndodhi një ditë më parë, ata janë burra me vullnet luani dhe nuk lëkundën aspak.
Ai i bëri thirrje Ligës Arabe, OKB, Konferencës Islame për Bashkëpunim dhe Unionit Afrikan që të mbajnë qëndrim ndaj masakrës dhe autorëve të saj. Njëkohësisht, i bëri thirrje politikanëve arabë dhe myslimanë, që të radhiten me të drejtën dhe me besimtarët e lirë.
Ai u bëri thirrje myslimanëve nga mbarë botën që të luten për vëllezërit e tyre të persekutuar në Egjipt. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Ish prifti u bë thirrës Islam
next article
Olland zbulon vend të ri me emrin “Masedoni”
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago