Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari, ka deklaruar sonte se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të bllokojë të gjitha mallrat e Maqedonisë.
Vendimi sipas sajë do të hyjë në fuqi nga mesnata e sotme. “Masat tona reciproke janë vendosur për mallra tregtare dhe për kompani. Ne nuk mund të biem në atë nivel, por ne do t’i tregojmë shtetit fqinjë se ata nëse vazhdojnë t’i trajtojnë në këtë mënyrë qytetarët e Kosovës, atëherë humbjet do t’i ndjejnë drejtpërdrejt në ekonominë dhe buxhetin e tyre.
Ndërsa masa reciprociteti për lëvizjen e lirë të njerëzve nuk do të ketë, për shkak se kjo do t’igodiste shqiptarët e Maqedonisë dhe të tjerët që vijnë në Kosovë”, ka thënë Kusari për KTV-në.
Qeveria e Maqedonisë ka miratuar aplikimin e masave, nga e cila qytetarët e Kosovës do të paguajnë taksa shtesë kur vendosin të shkojnë në Maqedoni. Sipas masës së vendosur, taksë prej 2 euro do të paguajë çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës. Zyrtarë të qeverisë kanë thënë se masat do të vlejnë derisa Kosova të heqë embargon për Maqedoninë.
EDITOR
11 years ago
previous article
Xhamia e Larme, vërshohet nga turistët
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago