Para se të lërë Pragën, për tu nisur në Hungari, kryeministri turk Rexhep Erdogan, ka mbajtur një konferencë për shtyp. Duke iu përgjigjur një pyetje lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE, Erdogan tha se vendi i tij e ka kërkuar anëtarësimin në këtë klub që këtu e pesëdhjetë vite më parë.
Ai i kritikoi ashpër politikat e BE-së duke shtuar:”Gjatë gjithë këtyre viteve kanë luajtur me ne, gjë e cila është fyerje për Turqinë.
Ne do të vazhdojmë të ekzistojmë, edhe pse nuk jemi anëtarë të BE. Nuk do të bëhet kiameti po nuk u pranuam në këtë klub.” /ardhmeriaonline/