Dhjetë hektarë tokë në vlerë prej miliona euro në rrugën kryesore Prishtinë – Fushë Kosovë janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga ish-komandantë të UÇK-së, politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm me, të cilët kanë arritur të falsifikojnë dokumente falë lidhjeve të tyre të fuqishme në Gjykata dhe në Kadastër.
Për këta hektarë toke shumë të vlefshme financiarisht kanë hyrë në luftë dy grupe të forta kosovare, të cilat synojnë hise në atë pjesë.
Pjesëtarët e këtyre grupeve, siç shkruan “Zëri”, dikur kanë qenë komandantë e ushtarë në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me letra false e origjinale e me përpjekje disavjeçare synojnë të marrin atë tokë, vlera e së cilës aktualisht vlerësohet të jetë rreth njëzet milionë euro. Shumë padi, kërcënime, e shantazhe janë duke u bërë rreth kësaj prone e cila, sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, ka qenë e ndërmarrjes shoqërore “Bujqësia”.
Për përvetësimin e kësaj prone mësohet se ka pasur ndërhyrje të njerëzve të fuqishëm në politikë ndërkohë që lakmia për të ka bërë që të shkrepen armë ku janë plagosur 13 veta.
EDITOR
11 years ago
previous article
Historia e misionarit krishterë që pranoi islamin
next article
Norvegjia: ku ta çojë gjithë mirëqënien?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago