Bota ka parë salla të parlamenteve pa tavolinë për çdo deputetë ose pa sistem të automatizuar të votimit, por sallë me kompjuter për çdo deputet deri më tani nuk është parë.
Por, ja që Shqipëria ia ka mundësuar të gjithë botës t’a shohë një gjë të tillë.
Salla e Kuvendit të Shqipërisë është pasuruar së fundmi edhe me kompjutera për çdo deputet.
As vendet të cilat njihen për përdorimin e teknologjisë së avancuar, nuk e kanë parë të arsyeshme të vendosin kompjutera në sallat e tyre të parlamentit pasi kjo do të ulte performancën e deputetëve, të cilët në vend që të ndjekin folësin dhe të përqëndrohen në diskutime, do të merren me përditësime të statuseve në Facebook ose do të luajnë lojëra në to.
Në fotogalerinë e mësipërme ju sjellim foto të disa parlamenteve të shteteve të ndryshme, dhe në asnjërin prej tyre nuk mund të shihni kompjutera për çdo deputet. /albeu.com/
EDITOR
11 years ago
next article
Maqedonia mbyllë kufijtë me Kosovën
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago