Tipari më i rëndësishëm i “iPhone 5s” është aftësia për të kthyer gishtin tuaj në një fjalëkalim.
“Touch ID” është emri që përdor “Apple” për skanerin e gjurmëve të gishtave, që do të veprojë si një mjet sigurie për të pasur akses në “smartphone”, dhe për të bërë blerje nga “iTunes” dhe dyqane të tjera “Apple”.
“Gjurmët gishtave tuaj janë një nga fjalëkalimet më të mira në botë “, tha Dan Riccio , zëvendëspresident i lartë për dizajnin në “Apple”.
“Apple” zbuloi “iPhone 5s” , por së bashku me të prezantojë edhe një “iPhone” tjetër më të lirë, “iPhone 5C”.
Sipas “Apple” deri në 5 përdorues të ndryshëm do të mund të kenë akses në telefon, i cili përmes sensorëve lexon gishtërinjtë e përdoruesve si të ishin një fjalëkalim.
Të dhënat e gjurmëve të gishtave kodohen, dhe ruhen brenda në telefon.
“iPhone” nuk është telefoni i parë që të ketë një sensor që njeh gjurmët gishtave.
Në vitin 2011 , “Motorola Atrix 4G” ka përdorur gjurmët e gishtave por numri i përdoruesve nuk ishte i lartë dhe kjo bëri që kompania të ndërpresë funksionin e ri të telefonëve të saj.
/Start/