Amr Musa i cili kryeson komisionin për hartimin e kushtetutës së Egjiptit, ka deklaruar se gjenerali Abdul Fetah Sisi, njëkohësisht ministër i mbrojtjes, është figura me popullaritet më të madh në vend, nëse kandidon për zgjedhjet presidenciale.
Gjatë një interviste për një media egjiptiane, Amr Musa tha se Sisi gëzon të gjitha cilësitë e një presidenti të ardhshëm të vendit si Egjijpti, i cili përballet me çështjet e sigurisë dhe terrorizmin.
Nga ana e tij, Sisi nuk ka komentuar fare zërat që flasin për një mundësi kandidimi të tij në zgjedhjet presidenciale të ardhshme. Ai ka theksuar më shumë se një herë se ushtria do i kthehet kazermave të saj me të përfunduar tranzicioni. /ardhmeriaonline/