Shefi i kompanisë së makinave Daimler, Dieter Zetsche prezantoi në panairin e makinave në Frankfurt modelin Mercedes Benz të klasës S i cili në të ardhmen do të lëvizë pa ndihmën e shoferit.
“S500 Intelligent Drive” e ka emërtuar prodhuesi këtë model. Makina ka kaluar tashmë me sukses provën e udhëtimit prej 100 km pa ndihmën e shoferit. Fjala është për një makinë të futur në rrjet, një smartphone me katër rrota. Sipas vlerësimit të shumë ekspertëve kjo do të jetë arritja tjetër e madhe. E veçanta e saj është, që në këtë biznes ritmin nuk e përcaktojnë më prodhuesit e automobilëve, por të tjerë aktorë: Nokias, dikur kreu i celularëve, tani po i hapen horizonte të reja për t’u ngjitur në nivelin e furnitorëve të mëdhenj të industrisë së automobilëve si Bosch e Delfi – por edhe gjigandi i internetit Google synon drejt këtyre zhvillimeve.
“Ne kemi çdo vit një milionë e gjysmë të vdekur nga aksidentet në trafikun rrugor. Këtë situatë duhet ta ndryshojmë sa më parë. Së dyti makinat ne po i çojmë tek interneti, ose thenë më qartë ne po e çojmë internetin tek makinat. Aspekti i tretë është mjedisi: Ne do të jemi në gjendje që përmes informacionit më të mirë t’i konceptojmë makinat më efikase, sa i përket p.sh. emisioneve të dioksidit të karbonit (CO2). Dhe çështja e fundit është, se udhëtimi i automatizuar i makinës do të ndihmojë, që njerëzit e moshuar të jenë mobilë. Nëse të moshuarit do të munden që ta përdorin makinën edhe pse apo dhjetë vjet më gjatë, ky është një përfitim o jashtëzakonshëm që rrit cilësinë e jetesës” u shpreh Zetsche.
Një makinë e automatizuar e vënë në provë nga Continental në SHBA ka në takomentrin e vet tashmë 35.000 km të realizuara me sukses duke qarkulluar pa shofer dhe pa bërë asnjë aksident./albeu.com/
EDITOR
11 years ago
previous article
A mund të sheh jomuslimani ëndër të vërtetë?
next article
Japonia përuron trenin luksoz me shtatë yje! (FOTO)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago