Edhe pse nuk do të na përfaqësojë asnjë skuadër në Ligën e Kampionëve, futbollistët shqiptarë nuk do t’i mungojnë assesi këtij kompeticioni, si zakonisht. Shaqiri, Behrami, Xhemajli, Xhaka e Ajeti do të jenë ‘ambasadorët’ e futbollit shqiptar në garën më të rëndësishme evropiane të futbollit.
Futbollistët shqiptarë nuk mungojnë kurrsesi në evenimente të rëndësishme të futbollit evropian, por edhe atij botëror. Edhe në këtë edicion, edhe pse asnjë skuadër shqiptare nuk do të jetë pjesëmarrëse në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube – Liga e Kampionëve, ‘ambasadorët’ tanë do t’i kemi aty gjithsesi.
E nisim me Xherdan Shaqirin. Ylli kosovar fitoi gjithçka me Bayern Munichun sezonin e kaluar, duke përfshirë këtu edhe Championsin dhe ai do ta shijojë edhe këtë edicion këtë eveniment të rëndësishëm.
Gjiganti bavarez do të jetë pjesë e Grupit D, ndërsa do të ketë punë me Manchester Cityn, Viktoria Plzenin dhe CSKA Moskën.
Presim që në njërën nga këto ndeshje, trajneri Pep Guardiola t’ia japë rastin përfaqësuesit zviceran, i cili sigurisht që në zemër e ka Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Vazhdojmë me Napolin, i cili përfaqësohet nga dy futbollistë shqiptarë.
Po flasim për Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin. Pas sezonit fantastik në Serie A, klubi napolitan do të shpërblehet me pjesëmarrje në Champions.
Klubi nga San Paolo do të jetë pjesë e Grupit F, që është mjaft i fortë, së bashku me Arsenalin, Borussia Dortmundin dhe Olympique Marseillen.
Edhe kur të luajë Baseli do ta kemi mundësinë t’i shijojmë paraqitjet e futbollistëve shqiptarë. Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti janë dy futbollistët që i mbrojnë me sukses ngjyrat e gjigantit zviceran, i cili do të jetë pjesë e Grupi E, bashkë me fituesin e fundit të Europa League, Chelsea, dhe me Schalken e Steaua Bucurestin.
Në fund, Anderlechti. Ekipi belg nuk është se përfaqësohet nga ndonjë futbollist, por nga një trajner. Bëhet fjalë për Besnik Hasin, i cili qe një kohë të gjatë është asistent trajner i gjigantit belg, i cili në Grupin C do t’i matë forcat me Paris Saint Germainin, Benfican dhe Olympiakosin.
Sezonin e kaluar e patëm rastin ta shijonim suksesin e madh të Shaqirit. Shpresojmë që edhe këtë vit, së paku njëri prej ‘legjionarëve’ tanë të shkojë sa më larg që është e mundur në Champions .
EDITOR
11 years ago
previous article
Pushteti ka frikë, ka fshehur sa ka harxhuar
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago