Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, me sukses realizoi Seminarin Veror 2013, me moton “Parimore përgjithmonë”
Sektori i Femrës edhe këtë vit vazhdoi traditën me mbajtjen e seminarit veror treditor rradhazi.Seminari u zhvillua në Hotel “Princ” në Strugë, ku të pranishmet që ndoqën këtë seminar ishin aktiviste të shumta që vinin nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Kërçova, Prilepi, Dibra e Struga.
Programi i seminarit në fjalë ishte i ndarë në dy pjesë: pjesa me ligjërata të karakterit fetar e kulturor dhe pjesa rekreative e seminarit.
Pjesa e parë e seminarit u zhvillua nga ana e ligjërues-ve/es të/së spikatur nga trevat tona.
Temat dhe ligjëruesit e tyre :
Koncepti i të kuptuarit të Islam dhe parimet e tij” (e ndarë në dy pjesë), Ligj. Fevzi Musliu;
Vëllazëria, bazë e një shoqërie të dobishme”, Ligj. Qamil Rushiti;
Veprimtaria jonë, rrugë drejt lumturisë”, Ligj. Muhamed Mehmedi;
Organizimi i mbledhjeve të suksesshme dhe menaxhimi me konfliktet” (e ndarë në dy pjesë) , Ligj. Ismail Sherifi;
Sinqeriteti, kusht për t’u pranuar veprat e mira”, Ligj. Sumeje Peza.
Pas çdo ligjërate kishte pyetje dhe komente nga ana e pjesmarrëseve, ku herë pas here ballafaqimi i mendimeve shndërrohej në debat.
Pjesa rekreative e programit përfshiu lojra, biseda të lira, diskutime. Pjesë e programit poashtu ishte edhe falja e përbashkët e namazeve, dhikri i përbashkët dhe lexim Kur’ani.
Poashtu, prej në hapje të seminarit për pjesmarrëset u hap një konkurs për mësimin përmendësh të sures “Duha”, dhe  vajzat që e mësuan gjatë këtyre tre ditëve u shpërblyen me nga një dhuratë simbolike.
Çdo pikë e programit të këtij seminari arriti të realizohet, dhe Sektori mbeti i kënaqur nga përfitimet që kishin marrë vajzat duke i shprehur ato secila prej tyre në mbyllje të seminarit.

Parimor pergjithmone - Sektori Femres (4)
Sektori i Femrës – Seminari Veror “Parimore përgjithmonë”

Parimor pergjithmone - Sektori Femres (3)
Sektori i Femrës – Seminari Veror “Parimore përgjithmonë”

Parimor pergjithmone - Sektori Femres (2)
Sektori i Femrës – Seminari Veror “Parimore përgjithmonë”

 
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam