Shkalla e papunësisë në Maqedoni në kuartalin e dytë të këtij viti ka ra në 28.8 përqind, nga paraprakja prej 31,4 përqind, bën të ditur Enti shtetëror për Statistikë (ESHS).
Sipas të dhënave, shkalla e papunësisë shënon rënie në raport me kuartalin e dytë të vitit të kaluar për 2.4 përqind, kur ka qenë 31,4 përqind.
Në kuartalin e parë dhe të dytë të 2013, madje numri i të punësuarve është rritur në 27.913 persona, ndërsa nga 2006 deri në kuartalin e dytë numri i të punësuarve është rritur në 108.063 persona.
Në fund të 2012 shkalla e papunësisë në vend ka qenë 31, ndërsa më 2011, 31.4 për qind. Nga numri i përgjithshëm 61.5 përqind janë burra, ndërsa 38.5 përqind gra.
Sipas moshës, pjesa me e madhe prej 62 përqind janë në moshë 25 deri 49 vjeç, ndërsa sipas arsimimit më në numër mes të papunëve janë ata me katërvjeçar, pra 111.441, ndërsa të papunë me arsimim të lartë janë gjithsej 40.967 persona.
EDITOR
11 years ago
previous article
Videoja që tregon rolin e supozuar të Iranit në Siri
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
14 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
14 hours ago