Futbollisti shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj, sipas shtypit anglez është vënë në shënjestër të nacionalisteve shqiptarë që duan që të influencojnë në vendimin e tij për të luajtur me kombëtaren e Shqipërise apo të Belgjikes, ku ka lindur.
“Për shkak të trashëgimisë së tij përzier ylli i Manchester United mund të luajë për Shqipërinë, Belgjikën, Serbine dhe Turqinë, por ende nuk ka vendosur”, shkruan “Daily Star”.
“Në postimet në median sociale, atij i kujtohet se rrjedh nga gjak shqiptar dhe këtë të mos e harrojë”, vijon gazeta gazeta angleze.
Talenti 18-vjeçar i “Djajve të Kuq” ka refuzuar deri më tani për të luajtur me Belgjikën ku ka lindur dhe ende nuk ka vendosur nëse do të luaj për kombëtaren që ka shanse të mëdha për të shkuar në Botërorin Brazil 2014 apo do të luaj me Shqipërine, duke humbur shansin për të marrë pjesë në një turne kaq të madh ndërkombëtar.
Sipas “The Telegraph”, familja e tij do kombëtaren shqiptare. Ndërkohë, një luftë e madhe ka shpëthyer mes Manchester United me të cilin i mbaron kontrata këtë sezon dhe rivalëve te Manchester City, i cili kërkon ta blejë kartonin e tij. /albeu.com/
EDITOR
11 years ago
previous article
Si të blini një laptop për në universitet ?
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago