Gjigantët e teknologjisë, informatikës dhe argëtimit, kanë sjellë revolucion në jetën tonë. Ato janë “Microsoft”, “Google” dhe “Apple” dhe “Yahoo”, të cilat kanë krijuar lehtësira komunikimi dhe mundësi argëtimi tek njerëzit. Përveç kësaj, ato mbajnë emra shumë interesant dhe kanë lindur në mënyrë shumë të çuditshme. Për shembull të gjithë e dimë se kompania “Apple” e ka marrë emrin nga “molla”, por nuk e dimë pse ky emër? Por edhe kompanitë e tjera kanë historitë e tyre në vendosjen e emrit.
“Apple”
Historia e emrit të “Apple”-it është shumë e bukur. Molla ishte fruti i preferuar i themeluesit të kompanisë Stiv Xhobs. Kishte tre muaj që biznesi tij ende nuk kishte një emër dhe tani duhej ta regjistronte. Stiv i “kërcënoi” punonjësit se në qoftë se nuk gjenin një emër për kompaninë deri në orën pesë të mëngjesit, ai do t’ia vendoste emrin “Molla” ose “Apple”, siç e njohim.
“Google”
Ndërkaq emri i “Google”-it ka lindur si një shaka që kishte lidhje me sasinë e informacionit që ky “motor Kërkues” do të ishte në gjendje të nxirrte. Në fillim e kishte emrin “Googol” një fjalë për numrin 1 të pasur nga 100 zero, por kur themeluesit ia paraqiten investitorit ata morën një çek të nënshkruar më emrin “Google”.
“Microsoft”
Themeluesi i saj është Bill Gejts i cili synonte të paraqiste profilin e një kompanie që i dedikohej “Microcomputer Softuare”. Por më pas emri u shkurtua dhe doli “Micro-soft”, më vonë viza iu hoq duke u bërë “Microsoft”. Tashmë ajo është kompania me të ardhura vjetore miliarda dollarësh, me 76 mijë punonjës në 102 vende të botës.
“Yahoo!”
Xhonatan Suift në librin e tij “Udhëtimet e Guliverit” krijoj një fjalë të quajtur “yahoo”. “Yahoo” nënkupton një person që është i pështirë në paraqitje dhe në veprime dhe s’ka pothuajse asgjë njerëzore. Dy themeluesit e saj Xherri Jang dhe David Filo e zgjodhën këtë emër sepse e konsideronin veten e tyre një “yahoo”.
/Start/