PYETJA: Hoxhë i nderuar, së pari ju përshëndes dhe ju uroj suksese në punën tuaj.Unë jam student, dhe e keni edhe ju të qartë se nji pjesë bukur e mire e studentëve tash Kur’anin në gjuhën arabe, apo të përkthyer e kanë në kompjuter.Më ka munduar një çështje:Kemi dëgjuar prej hoxhallarëve se Mus’hafi nuk bën të preket nëse njeriu është i pa pastër, ndërkaq tash pyes:A bën ta prekim monitorin e kompjuterit nëse jemi të pa pastër, apo kompjuterin në përgjithësi, pasi aty është Kur’ani?
Bashkim Aliu-Pyetje përmes facebook-ut
PËRGJIGJA:
Së pari më lejoni edhe unë t’ju përshëndes dhe t’ju dëshiroj suksese në mësime.
Është e vërtetë se nji pjesë bukur e mire e muslimanëve e kanë Kur’anin në kompjuter apo CD, USB etj.Poashtu, është e vërtetë ajo që e keni dëgjuar se mus’hafi nuk bën të preket drejpërdrejtë duke qenë i pa pastër, sepse është fjalë e Allahut xh.sh. dhe duhet të jemi të kujdesshëm maksimalisht me fjalën e Allahut xh.sh.Duhet ta shprehim respektin tone kulminant edhe me atë që mos e prekim mus’hafin të pa pastër.Krahas kësaj, duhet të mundohemi që mos të qëndrojmë gjatë kohë të pa pastër fetarisht, sepse e privojmë veten tone nga shumë të mira që na i mundësoi Allahu xh.sh., fjala vjen leximi i Kur’anit.
Mirëpo, kur flitet për kompjuterin apo CD, USB e mjete tjera të këtij lloji, duhet përmendur se këto nuk e kanë tretmanin e mus’hafit, sepse fjala mus’haf rrjedh prej fjalës suhuf, shumës i fjalës sahife, që do të thotë fletë-fletët.Është quajtur kështu sepse fletët në të cilat ka qenë i shkruar Kur’ani, janë tubuar në një vend dhe janë quajtur mus’haf.
Nisur nga kjo, CD dhe kompjuteri etj, nuk janp mus’haf sepse aty krahas Kur’anit ka edhe gjëra-informata dhe materiale tjera.Poashtu, nuk kemi të bëjmë me fletë apo suhufe, por formë të veçantë të deponimit të të dhënave përmes programeve të caktuara.
Nëse e ke mus’hafin mbyllur, shkronjat janë të pa ndryshueshme dhe nuk pësojnë ndonji konvertim, ndërkaq në CD, USB apo kompjuter, nëse nuk hapen permes programeve të caktuara, apo kompjuteri nëse nuk është i aktivizuar, nuk kemi shkronja konkrete, por të konvertuara, dhe nuk prekim shkrim, por material prej plastike apo diçka tjetër.
Së këndejmi, prekja e CD apo USB apo kompjuterit që ka të memorizuar Kur’anin nuk është i ndaluar nëse njeriu është i pa pastër, por përsëris, muslimani nuk duhet të qëndrojë gjatë i pa pastër.
Allahu e di më së miri.
EDITOR
12 years ago
next article
5 qytetet më me shumë ngjyra në botë
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago