Categories
Fetva Ramazani

A bën t’i jepet zeqati një personi që punon dhe merr rrogë mujore?

PYETJA: A bën t’i jepet zeqati një personi që punon dhe merr rrogë mujore, por ankohet vazhdimisht se nuk i del rroga?
 Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA: Zeqati është obligim fetar fondet e destinimit të të cilit janë të përcaktuara qartë në Kur’anin famëlartë. U takon njerëzve të varfër dhe atyre të cilët kanë mungesë të mjeteve materiale, ashtu që nuk mund t’i mbulojnë harxhimet e tyre familjare. Ndodh që kjo të jetë si rezultat i numrit të madh të fëmijëve, rrogës së vogël, standardit të lartë jetësor, e kështu me rradhë.
Së këndejmi, nëse një person është i punësuar dhe merr rrog, por kjo rrog nuk i mjafton t’i mbuloj harxhimet mujore të familjes së tij, është e lejuar që t’i jepen mjete nga zekati, me kusht nëse ai nuk është harxhues i tepërt, gjegjësisht nuk harxhon para pa masë dhe në gjëra që nuk janë të nevojshme për jetesë.
 
Allahu e di më së miri.

Exit mobile version