Për ndërtimin e Xhamisë në lagjen “Prishtina e Re” do të vendosë Gjykata Themelore në Prishtinë. Mbi një mijë nënshkrime të banorëve janë deponuar në Gjykatë nga Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës. BIK-u ka paditur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nën arsyetimin se ndërpreu punimet kundërligjshëm para tre muajve.
Dikasteri qeveritar thotë se arsyeja e ndalimit të punës së ndërtimit të xhamisë ka qenë kërkesa që ka shkuar në MMPH nga një numër i banorëve të cilët kanë kërkuar ndalimin e punës, me arsyetimin se Komuna e Prishtinës nuk ka mbajtur debat publik, siç parashihet me ligj. Ndërkaq puna është ndaluar deri në mbajtjen e debatit.
Hiq më shumë se 22 nënshkrime nuk ka marrë ministria kur mori vendim t’i ndalojë punët, në mesin e tyre të deputetit të PDK-së, Shaip Muja dhe të vëllezërve të tij.
Menjëherë pas pezullimit të lejes së ndërtimit, bordi i lagjes ku po ndërtohet kulti fetar ka mbledhur mbi njëmijë nënshkrime, ku ia ka dërguar edhe MMPH-së, por kjo e fundit nuk e ka ndërmend ta zhbllokojë procesin.
Categories