PYETJA: A është e lejuar që njeriu derisa është në xhami duke ndejtur t’i shtrijë këmbët në drejtim të kibbles?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Nuk ka dyshim se xhamia është vend ku bëhet ibadet-adhurim, apo merret dituri, po mund të lexohet edhe Kur’an apo ndonji libër tjetër fetar i rëndësishëm.
Është e preferuar që besimtari ta prêt namazin, e jo t’i ikin disa reqate me imam, pra mirë është të shkojë ma herët.
Kur qëndron në xhami, besimtari nuk duhet ta kaloj kohën kot, por le të bën dhikër, të fal namaz apo të lexon Kur’an.
Lëshimi i këmbëve, në esencë nuk është i ndaluar, edhe nëse këmbët janë drejtuar kah kibla, por me kusht që mos pengohen tjerët që janë në xhami.
Këmbët nuk bën të lëshohen në drejtim të Kur’anit, pra nëse ka para ndonji mus’haf, nuk bën këmbët t’i lëshojë njeriu drejt tij e t’i afrohen gishtat te mus’hafi, sepse me këtë tregon një formë të mos përfilljes së mus’hafit.Pra, në këtë rast duhet të jetë i kujdesshëm.
Allahu e di më së miri.
A është e lejuar që njeriu derisa është në xhami duke ndejtur t’i shtrijë këmbët në drejtim të kibbles?
EDITOR
10 years ago
previous article
Një parrugësi e kohës
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago