PYETJA: A është e lejuar që personi duke i këshilluar njerëzit të thotë se filan personi ka bërë këtë e këtë, pa ia përmendur emrin, me qëllim që t’ua sqarojë njerëzve se puna e tillë nuk bën. A është kjo formë e këshillës përgojim?
Dr. BASHKIM ALIU
PËRGJIGJA:
Së pari duhet përmendur se përgojimi apo gibeti është prej mëkateve të mëdhaja të cilët hekin pas vete dënim të rëndë. Allahu i Madhërishëm përgojimin e ka krahasuar me ngrënien e e mishit të vëllaut të vdekur. Allahu i Madhërishëm ka thenë:<<O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllaut të vet të vdekur? Atë pra urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin >>[El-Huxhurat, 12]
Së këndejmi, besimtarit duhet t’i rruhet përgojimit dhe në asnjë mënyrë mos lëshohet në përgojimin e njerëzve sepse me këtë arkëton pika negative për vete dhe mëkate të cilat do t’i sjellin mjerim edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.
Me këtë rast, duhet të theksojmë në veçanti se disa njerëz, mendojnë se nëse i thua për një njeri gjërat që i ka, nuk është përgojim sepse ai i ka. Mirëpo, e vërteta është se edhe kjo është përgojim, pra t’i përmendish gjërat që i ka ai në prezencë të njerëzve tjerë. Kështu ka pohuar Pejgamberi s.a.v.s. kur e ka pyetur një shok i tij për këtë çështje. Bile i ka thënë:”Po, për atë se i ka dhe ti ia ke bë fjalën, e ke përgojuar, se sikur mos t’i kishte këto gjëra, atëherë do të ishte shpifje ndaj tij”.
Së këndejmi, themi se fetarisht është e ndaluar të përgojohet njeriu dhe të bisedohet për të metat e tij si personalitet me njerëzit tjerë, pa ndonji motiv të fortë legjitim sipas fesë.
Mirëpo, nëse flitet me anonimitet, gjegjësisht thua se ka njerëz të cilët bëjnë veprime të këtilla apo të atilla, atëherë kjo nuk është e ndaluar, në veçanti kur e ke për qëllim të japish shembull nga përditshmëria që njerëzit ta kenë më të qartë çështjen dhe të largohen prej të këqijave të tilla. Derisa nuk përmenden emra konkret, por vetëm flitet se “iks” personi ka bërë kështu, dhe u tërhiqet vërejtja njerëzve që mos e bëjnë, kjo nuk është e ndaluar.
Por, nuk bën që këshilluesi, të thotë:”Një person, mos ia zëmë emrin, ka bërë kështu e kështu”, ndërkaq të gjithë njerëzit ta dijnë se për cilin aludon. Kjo është sikur t’ia përmend emrin. Fjalët e tij duhet të jenë për veprat, ndërkaq njerëzit do të identifikohen sipas asaj që e bëjnë se a bëjnë mirë apo keq.
Për atë, nëse nuk përmendet emër, por vetëm thuhet se një person ka bërë kështu e kështu, nuk është e ndaluar.
Allahu e di më së miri.
A është e lejuar që personi duke i këshilluar njerëzit të thotë se filan personi ka bërë këtë e këtë?
EDITOR
10 years ago
previous article
Junusi a.s. dhe bima çudibërëse
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago