Categories
Fetva

A është e ndaluar ta mbahet Kur'ani në dhomën e gjumit?

PYETJA:Hoxhë i nderuar, unë në dhomën e gjumit e kam një Kur’an në të dy gjuhët, arabisht dhe të përkthyer në shqip të cilin e lexoj.A është e ndaluar ta mbajë në dhomën e gjumit?
 Mr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Së pari të uroj për leximin e Kur’anit, dhe duhet të mundohesh ta mësosh leximin edhe në original në gjuhën arabe, sepse ka shumë shpërblime për atë që e lexon Kur’anin, gjegjësisht i dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë se për një shkronjë që lexohet, ka dhjetë sevape.
Poashtu, leximi nuk duhet të mbetet vetëm lexim, por duhet të mësojmë nga leximi, të marrim këshilla dhe të veprojmë sipas asaj që e lexojmë.
Me këtë, më kujtohen fjalët e dijetarit të shquar islam Jusuf El-Kardavit,i cili thotë:Ne jemi popull që nuk lexon, po edhe kur lexon nuk kupton, po edhe kur kupton nuk punon në bazë të asaj, po edhe kur punon, nuk e bën punën e plotë, apo nuk e çet në fund.
Pra, nuk duhet të jemi të këtillë, por duhet të lexojmë, të kuptojmë dhe të nxjerrim mësime nga ajetet Kur’anore dhe të veprojmë në bazë të asaj që thotë Kur’ani.
Për sa i përket vënies së mus’hafit në dhomën e gjumit, parimisht kjo nuk është e ndaluar, nëse nuk vehet në ndonji vend të ulët ku mund tu nënshtrohet nënçmimeve, si të shkilet me këmbë, apo të rrëzohet në tokë nga fëmijët etj.Nëse e mban, duhet ta vesh në vend më të lartë, sepse Kur’ani duhet resëektuar edhe në këtë drejtim.Poashtu, mos të jetë në ndonji vend, që kur të shtrihet njeriu, këmbët t’i arrijnë te Kur’ani.
Edhe përskaj kësaj mos ndalese, unë mendoj se ma e arsyeshme, për t’u ikur nënçmimeve të mundshme të Kur’anit, është ai të vehet në raftet e librave, pra në vendin e vacantë ku janë librat, apo në dhomën e librave, sepse në këtë mënyrë ka përkujdesje më të madhe ndaj vetë Kur’anit.
 
Allahu e di më së miri.
 

Exit mobile version