Qyteti ekziston që para 4000 vjetësh dhe i takon periudhës në të cilën jetoi pejgamberi i Zotit, Ibrahimi a.s.

Gjatë gërmimeve në zonën e qytetit të lashtë Ur, i cili ndodhet në afërsi të qytetit irakian Nasiriye, arkeologët anglez kanë gjetur mbetjet e një kompleksi të madh.

Besohet se Pejgamberi Ibrahim a.s., ka lindur në qytetin Ur, kryeqytet i dikurshëm i civilizimit sumerian, e cila zgjati 4500 vjet. Është pohuar se kompleksi, i cili u zbulua gjatë gërmimeve që ekipip anglez për vite i bënë në këtë zonë, ekziston që para 4000 vjetësh, dhe i takon periudhës në të cilën jetoi Ibrahimii a.s.

Thuhet se mbetjet e objekteve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike janë të përhapura në një sipërfaqe afërsisht me madhësinë e një fushe futbolli.

Kreu i ekipit arkeologjik nga Universiteti i Mançesterit, Stuart Campbell, tha se shumë rrallë mund të shihen ndërtesa komplekse, të cilat datojnë nga periudha e viteve 2000 p.e.s., dhe se ky zbulim mund të japë mjaft informacione nga ajo periudhë./igj/