PYETJA: s,a si jeni hoxh i nderum.deshta met veten per ni hadith per vleren e ketyre dhjet diteve te dhul hixhes,a eshte hadhith i vertet,Dita e par ku Allahu ja fali gabimin Ademit as Dita e dyt,Allahu ja pranoj lutjen junusit as edhe keshtu m radhe edhe do pika tjera deri ne diten e 10 te kurban bajramit.deshta me dit a esht hadithi sahih, ?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Vlera e dhjetë ditëve të muajit Dhul Hixhe është e pakontestuar. Allahu i Madhërishëm në Suren el-Fexhër ka thënë:<< Pasha dhjetë netët! (2)>>. Ibn Abasi, Ibn Zubejri, Muxhahidi dhe shumë dijetarë tjerë të brezave të hershëm dhe të vonshëm, kanë komentuar se me dhjetë netët janë për qëllim dhjetë netët e para të muajit Dhu-l-hixhe.
Buhariu ka transmetuar prej Ibn Omerit se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Nuk ka ditë kur Allahu e don veprën e mirë ma tepër se sa vepra e mirë që bëhet në këto ditë”, ka për qëllim dhjetë ditët e para të muajit Dhu-l-hixhe. Disa pyetën:”Veprat në këto ditë a janë më të dashura për Allahun edhe se lufta në rrugë të Tij?” I dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:”Po, janë më të dashura për Allahun edhe se lufta në rrugë të Allahut, me përjashtim të një personi që ka dalur në luftë me veten dhe pasurinë e tij, dhe nuk kthehet me asnjërën (sakrifikohet në luftë me gjithë pasurinë)”.
Mirëpo, duhet patur parasyshë se për vlerën e këtyre dhjetë ditë hasen edhe disa thënie të cilat paraqiten si hadithe, ndërkaq nuk janë hadithe të atribuara Muhamedit s.a.v.s., si dhe disa hadithe të cilat nuk i plotësojnë kushtet e dijetarëve të hadithit që të merren për argument.Në mesin e këtyre haditheve jo valide për argumentin, është edhe kjo thënie që e përmendni ju si hadith, e cila thënie përmendet në disa libra, por dijetarët e hadithit e kanë klasifikuar si “la else lehu”(pa bazë). Hadith “la else lehu” është hadithi i cili nuk ka aspak isnad-zinxhir transmetuesish, apo nuk ka isnad të saktë që i atribuohet të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., apo nuk ka isnade autentike, edhe pse mund të ketë esanid-zinxhire transmetuesish të dobëta të cilët nuk e forcojn njëra-tjetrën.
Pra, shkurt dhe qartë, këtë thënie e gjen në disa libra, por nuk është e saktë, gjegjësisht nuk ka bazë, nuk është në koleksionet e njohura të hadithit, dhe ajo për çka flet kjo thënie, nuk është e saktë. Për vlerën e këtyre ditëve mjaftojnë hadithet autentike.
Allahu e di më së miri.
EDITOR
11 years ago
previous article
Miliona haxhilerë qëndrojnë në Arafat
next article
4-vjeçarja gëzon një jetime për festën e Bajramit
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago