(KUJDES: PAMJE TE RENDA)
Gratë shtatzëna janë duke u kthyer në shënjestër të snajperëve sirianë.
Lajmin e bën të ditur një kirurg britanik, i kthyer nga qëndrimi prej pesë javësh në Siri në ndihmë të viktimave të luftës.
David Nott, një kirurg i njohur, në listën e ish- pacientëve të të cilit është edhe Tony Blair, thotë se ka mbetur i shokuar.
“Brenda një dite dy gra shtatzëna mbërritën në spital. Ishin në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ishin qëlluar direkt në bark. Ishte më shumë se ferr,” tha ai.
Imazhi me rreze X tregon një fetus të qëlluar m’u në kokë.
Nëna, për fat të mirë mbijetoi.
Për snajperët, që punojnë për regjimin e Assad, kjo është si një lojë, pasi në këmbim të goditjes së objektivave, marrin cigare.
Ky imazh i rëndë i bashkohet të tjerave pamjeve horror nga Siria.
Më parë u publikuan pamjet e një vajze të vogël, e cila vdiq për shkak të urisë pak pasi u filmua.
bebe 2bebe