Categories
Lajme FRI

A jeni të përgatitur për rastet kur mund t’ju vidhet kompjuteri

Nëse do t’ju duhet të zgjidhnit mes gjërave që nuk do dëshironit kurrë t’jua vidhnin, me shumë mundësi do të ishte kompjuteri.
Përveçse është konsideruar si pajisja e shekullit të 21-të, ai përmban plot informacione personale, si llogaritë bankare, numrat e kartave të kreditit, fotografi personale etj. Imagjinoni nëse jeni duke shkruar një libër, humbja do të ishte e pazëvendësueshme. Këto janë disa nga arsyet pse duhet të jemi gjithmonë gati në rastet kur mund të na vidhet kompjuteri.
Hapi 1: Shkruani diku numrin serial
Është i vetmi që identifikon kompjuterin tuaj në rastet kur mund të rigjehet. Zakonisht, këtë numër unik e gjeni në pjesën e pasme të kompjuterit. Shkruajeni diku dhe mbajeni në një vend të sigurt.
Hapi 2: Bëni backup gjithçka të rëndësishme, herë pas here
Nëse ju humbasin fotot, muzika, apo projekte të tjera, mund të mos keni mundësi t’i zëvendësoni më kurrë, vetëm nëse i keni ruajtur më parë. Një zgjidhje e mirë do të ishte t’i ruanit ato në cloud herë pas here. Kjo është metodë mjaft e thjeshtë që mund të realizohet automatikisht.
Hapi 3: Instaloni softuerë gjurmimi
Instaloni softuerë që gjurmojnë se ku ndodhet kompjuteri juaj në momentin që hyn online. Për më tepër, mund të merrni foto të hajdutëve, pamje të gjithçkaje që po bëjnë ata në kompjuterin tuaj (screenshots). Softuerët më të mirë janë ata që integrohen në firmware, çka do të thotë se edhe nëse hajdutët i bëjnë formatim kompjuterit, programi do të riinstalohet vetë në momentin që ndizet kompjuteri.
Hapi 4: Enkriptoni
Hajdutët, përveçse duan t’ju vjedhin kompjuterin, janë kuriozë edhe për të dhënat brenda tij. TrueCrypt është një softuer open source për Windows, OS X dhe Linux, i cili ju mundëson të fshihni disqet nga kompjuteri. Kështu hajdutët nuk do ta kuptojnë se çfarë ka brenda në të.
Hapi 5: Sigurojeni kompjuterin
Rasti më i keq, kur nuk e merrni dot mprapsht kompjuterin – gjë që ndodh shpesh – duhet të gjeni një mënyrë të lehtë për ta zëvendësuar. Nëse e keni siguruar më parë kompjuterin, keni mundësi të merrni një të ri nga kompania e sigurimit.
Ka njerëz të cilët nuk i vlerësojnë ende situatat kur mund t’u vidhet kompjuteri. Faktikisht, është diçka që ndodh gjatë gjithë kohës: një vjedhje në shtëpi, në zyrë, një moment kur nuk e keni mendjen tek çanta etj. Kini parasysh pesë hapat e mësipërm për të minimizuar humbjen. (PCWorld Albanian)
– See more at: http://www.pcworld.al/a-jeni-te-pergatitur-per-rastet-kur-mund-tju-vidhet-kompjuteri/#sthash.8619kWJH.dpuf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version