Categories
Lajme FRI

A ka rëndësi hardueri në ditët e sotme

Në ditët e sotme hedhja në treg e një gjenerate të re kompjuterash personalë nuk përbën më një evnet madhor në botën e teknologjisë, pasi me zhvillimin e cloud vëmendja ka kaluar tek smartfonët, tabletët, sistemet operative, softueret, përmirësimet dhe përditësimet e tyre.
Në kohën kur zhvillimet harduerike kishin impakt të fuqishëm, Microsoft-i ishte monopol në tregun e sistemeve operative, ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar pasi tabletët dhe smartfonët kryejnë detyrat që dikur mund të realizoheshin me sukses vetëm nga kompjuterët.
Sipas një raporti, në qoftë se marrim parasysh suksesin e këtyre pajisjeve në ditët e sotme mund të themi se Microsoft-i aktualisht zotëron vetëm 20% të pjesës së tregut të sistemeve operative, ndërkohë që Google dhe Apple zotërojnë përkatësisht 42% dhe 24% të tregut. Raporti gjithashtu thekson se së shpejti pajisja kryesore e përdorur nga njerëzit do të jetë tableti, ndërsa kompjuterat do të kalojnë në vend të dytë.
Suksesi i Google buron nga paratë që përfiton prej reklamave, shërbimet e rëndësishme Gmail, Google Maps dhe sigurisht nga konkurrenca që ka siguruar nëpërmjet Android. Gjithashtu ka gjasa që Google të zgjerojë shtrirjen e vet në tregun e notebook me përhapjen e “Chromebook”.
Amazon do të përfitojë shumë nga zhvillimet e reja të tekologjisë sepse sa më të lira të jenë pajisjet që ofrojnë qasje në Internet pa pagesë aq më shumë do të rritet numri i personave që blejnë online. Microsoft-i do të ketë humbje të mëdha duke qene se e ka shumë të vështirë të penetrojë në tregun e smartfonëve.
Për Apple mund të themi gjithashtu se është në disavantazh nga këto zhvillime pasi është i fokusuar së tepërmi në shitjet e harduerëve dhe njëkohësisht ka produkte të kushtueshme për konsumatorin.
Mund të themi se na pret një botë pa promovues të shumtë hardueresh dhe shumë pak e dominuar nga Microsoft dhe Apple. (PCWorld Albanian)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version