PYETJA: Hoxhë i nderuar, selam alejkum. Unë jam musliman dhe e dua fenë, për atë edhe pyes. Jetoj në një vend evropian ku ka shumë shumë pak musliman, dhe më jepet mundësia ta sjelli birrën e Pejës në këtë vend. A është e lejuar, pasi atë do ta pinë jomuslimanët?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Islami ka gjëra të cilat i ka ndaluar, dhe në mesin e këtyre gjërave të ndaluara është edhe alkooli. Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë ka thënë:<<O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar>>[el-Maide: 90].
Pra, është e qartë se vera, gjegjësisht alkooli në përgjithësi me të gjitha llojet e veta, është i ndaluar. Bile, në këtë ajet ka një mesazh të qartë të ndalimit të alkoolit duke urdhëruar që bile as mos i afrohemi, gjegjësisht t’i largohemi. Kjo do të thotë se nuk ësht haram vetëm pirja e alkoolit, por edhe afrimi te alkooli, e që nënkupton edhe tregtinë me alkool, shitblerjen e tij, dhënien e tij dhuratë, shërbimin e tij në vende të ndryshme, bartjen etj. Për ndalimin jo vetëm të pirjes së alkoolit, por edhe të gjërave tjera që lidhen me të, flasin edhe shumë hadithe të Pejgamberit s.a.v.s., e që ne me këtë rast do të përmendim si vijon:
Buhariu dhe Muslimi kanë shënuar se Xhabiri r.a. e ka dëgjuar e Allahut duke thënë në Meke, me rastin e çlirimit të saj:”Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e verës, coftinës, derrit dhe idhujve…”.
Ebu Davudi e shënon në koleksionin e tij të haditheve thënien e transmetuar prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:”Allahu kur e ka ndaluar diçka, e ka ndaluar edhe pagesën e saj”.
Në një hadith tjetër qëndron se për rastin e alkoolit janë të mallkuar dhjetë vetë, dhe në mesin e tyre i përmend edhe ata që e mbajnë alkoolin, e që ti nëse bëhesh diler, e ke këtë cilësi, si dhe ata që e shesin, që e blejnë, që e dhurojnë, atë që ha nga parat q i ka fituar me alkool, etj. Të gjitha këto gjëra, si importues i birrës, ti i posedon. Do të thotë, e meriton mallkimin e Allahut, gjë që muslimani nuk guxon ta lejojë.
Poashtu, ndalimi i shitjes dhe blerjes, si dhe ngrënies së fitimit nga alkooli, nuk lidhet me atë se alkooli u shitet muslimanëve apo jo muslimanëve. Alkooli është haram t’ua shesish edhe jomuslimanëve, ngase ndalesa lidhet për vetë alkoolin, e jo për palën që e blenë. Bile, ke edhe një mëkat tjetër shtesë në rastin e jomuslimanëve me atë që i largon edhe më tepër nga Islami. Ata kur e shohin se feja Islame e ndalon alkoolin, ndërkaq muslimanët e shesin, e dhurojnë, përfitojnë me alkool dhe e importojnë, fitojnë përshtypje se bëhet fjalë për fe joserioze dhe njerëz jo serioz. Me këtë, ti jomuslimanin ende e largon nga Islami.
Për këtë, alkooli është haram të pihet, por jo vetëm kaq, është haram edhe të blehet, edhe të shitet, edhe të prodhohet, etj. Së këtejmi, është haram për ty ta sjellish këtë pije në atë vend evropian. Pendohu te Allahu, kërko falje dhe gjurmo për të mira materiale në rrugë të lejuar.
Allahu na udhëzoftë në të vërtetën.
EDITOR
11 years ago
previous article
President me spec a pa spec?
next article
Zhvendosja e qëllimshme e rrezikut të sigurisë
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago