Categories
Fetva

A lejohet që prindi t’ua jep zeqatin fëmijëve të vet?

PYETJA: A lejohet fetarisht që babai t’ua jep zeqatin e pasurisë së tij fëmijëve të vet nevojtarë të cilët janë të martuar dhe jetojnë të ndarë prej tij. Poashtu, a lejohet që zeqati i babait të destinohet për fëmijët e tij të cilët studiojnë shkencat islame, edhe pse djali për të cilin bëhet fjalë është i martuar, ka fëmijë, ka një diplomë tjetër universitare dhe punon, por nuk i mjaftojnë mjetet që të regjistrohet në universitet të shkencave islame për t’i studiuar shkencat islame?
Dr.Jusuf el-Kardavi
PËRGJIGJA
Nuk është e lejuar fetarisht që babai t’u japë fëmijëve të vet nga pasuria të cilën e ka ndarë për ta dhënë zeqat, bile edhe nëse jetojnë të ndarë prej tij, ngase babai e ka obligim ta ndihmojë djalin e tij nevojtarë, por jo nga zeqati. Këtë ndihmë do t’ia ofrojë nga mjete tjera, si p.sh. mjete që ka ndarë për lëmoshë, dhuratë, etj. Ky konstatim bazohet në hadithin e  Me’an ibn Jezidit në të cilin ka thënë:”Babai im nxorri disa dinarë (monedha ari) që t’ia jep lëmoshë një personi në xhami. Unë shkova dhe i mora, e ai më tha:”Pasha Allahun, nuk desha të t’i japë ty”. Unë shkova dhe u ankova për këtë te i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e ai na tha:”Ty të takon ajo që e ke patur për qëllim o Jezid, e ty të takon ajo që e ke marrur o Me’an”. Imam Sheukani duke e komentuar këtë hadith ka thënë:”Këtu kuptohet se me fjalën “sadeka” është për qëllim lëmosha vullnetare e jo zeqati i detyruar”.
Prej arabishtes:Bashkim Aliu
(Pjesë e shkëputur prej librit Fetava muasire-Fetva Bashkëkohore, pjesa e III)

Exit mobile version