PYETJA: Jam student, dhe si zakonisht ndodh që të mësojë natën.Por, dikush më tha se nuk është mire të rrihet pa gjumë pas jacije, sepse këtë e ka urrejtur Pejgamberi s.a.v.s.A është e vërtetë, dhe si të veproj unë?
Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Së pari, çdo njeri i cili këshillon për diçka, apo vlerëson diçka, duhet të jetë i kujdesshëm që atë për çka këshillon apo vlerësimin ta formuloj si duhet dhe ta paraqesë komplet, e jo gjysmak, apo ta përdorë në kontekst të gabuar, sepse konteksti ka shumë rëndësi në kuptimin e drejtë të argumenteve dhe teksteve fetare, qofshin ajete apo hadithe, poashtu edhe të fjalëve të dijetarëve.Nëse të përmendurat nxirren nga konteksti, kuptohen gabimisht dhe përdoren në drejtim të gabuar.
Për atë, them se është e vërtetë se i dërguari i Allahut nuk ka pëlqyer diëka para dhe pas jacije.
Nuk e ka pëlqyer para jacije gjumin, sepse mund të ndikojë ta lëshë namazin e jacisë.Ndërkaq e ka urrejtur pas jacije bisedën, por bisedën e pa vend dhe të pa nevojshme, sepse mund të të mbajë deri në orët e vona, si që është traditë në vendet tona, dhe të kalon koha e namazit të sabahut.Njeriu i cili rrin deri në orët e vona të natës në boseda të kota, të padobishme, apo duke shiquar edhe televizor, duke qëndruar në internet apo duke lexuar gjëra jo të domosdoshme, është shumë afër ta len namazin e sabahut, sepse nuk mund të ngrihet.
Për këtë, pas jacije, Pejgamberi e ka urrejtur bisedën e kotë.
Por, nëse ka ndonji shkak të arsyeshëm, dhe zhvillohet bisedë konstruktive, kjo nuk është e ndaluar.Kush për këtë është, mos lehet namazi i sabahut.Mandej, në kohën e dimrit, kur jacija është herët, pra në ora gjashtë apo në ora shtatë, nuk bisedohet se biseda konstruktive pas jacije nuk është e urrejtur, sepse ka kohë të bollshme për gjum që mos të ik namazi i sabahut.
Poashtu, nëse studenti ka nevojë të përgadisë lendët, nuk ka pengesë që të mësojë pas jacije, por me atë që mos lodhte tepër e ta len namazin e sabahut.
Sido që të jetë, Allahu xh.sh. në Kur’an thot:<<Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.Dhe natën ua bëmë mbulesë.Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim>>[Kaptina En-Nebeë,9-11].Pra, dita është bërë për gjallërim, dhe çdo kush duhet të mundohet që ditën t’i kryej punët, qoftë mësim, punë etj.Nata është bërë për pushim dhe gjum, për atë duhet të shfrytëzohet për këtë qëllim.Edhe në aspektin biologjik, gjumi i natës është i pa zevndësueshëm nga gjumi i ditës.
Për këtë, preferohet që gjërat të kryhen ditën e mos të lehen për natën.Nëse ka studenti ndonji nevojë, mund të qëndrojë edhe natën pa gjumë, por mos t’i ikë namazi i sabahut.
Urrehet biseda e kotë dhe jo e dobishme, dhe ai veprim që të pengon nga namazi.
Allahu e di më së miri.
Categories