PYETJA:Unë jam pronar i një fabrike për tesha grashë, në veçanti prodhojmë abaja mëndafshi . Për çdo vit prodhojmë sasi të mëdha dhe ua shesim tregtarëve, por ndodh që në depot tona të ngelin sasi të caktuara të këtyre prodhimeve, në veçanti abajat e grave. Për këtë, a lejohet që të japim zeqat për prodhimet e fabriës nga vetë llojet e prodhimeve, kam për qëllim konkretisht abajat, apo obligohemi që sasinë që detyrohem ta japë zeqat ta japë në kundërvlerë me para?
Ju drejtohemi ju që të na sqaroni sa jemi të obliguar të japim zeqat sipas mendimit tuaj, ngase ne jemi të kënaqur kur e marrim mendimin tuaj.
Allahu ju udhëzoftë në atë që është i kënaqur Ai dhe ju bëftë të dobishëm për muslimanët.
PËRGJIGJA
Dr. Jusuf el-Kardavi
Për sa i përket pyetjes në fjalë, më duhet të theksoj se parimisht zeqati i tregtive dhe prodhimeve industriale jepet në kundërvlerë me para, ngase zeqati është obliguar në vlerën e sendeve e jo në materjen e tyre.
Së dyti, duhet patur parasyshë se të varfërit apo ata që janë kategori e zeqatit, mund të mos u hyjnë në punë vetë prodhimet konkrete, apo të mos kenë nevojë për to, apo të jenë mbi nivelin e tyre social, apo të jenë barë për ta, etj. Ja t’i marrim për shembull abajat e mëndafshit. Nëse ti ia jep këto prodhime si zeqat një të varfuri, ka mundësi që ai mos të ketë grua, e ka mundësi të ketë grua, por ajo mos të ketë nevojë për një prodhim të tillë. Ka mundësi që kjo abaje të jetë e shtrejtë dhe mos të jetë e përshtatshme për të. Çka i duhet gruas së një personi të varfër një abaje që kushton 1000 Rijal apo 500 Rijal, kur ajo ka mundësi të blejë një abaje për 40 Rijal dhe ajo t’i mjaftojë!
Nga ana tjetër, çka mund të themi nëse flitet për një fabrikë veturash. A thua do t’ia japë të varfërit një veturë, kur ai nuk ka mundësi të blejë benzin për ta vozitur?
Së këtejmi, themi se dhënia e zeqatit nga vetë lloji i prodhimeve në rastet e këtilla nuk lejohet, me përjashtim në raste specifike, gjegjësisht fjala është kur ka recesion ashtu që pronari i fabrikës apo tregtari nuk ka mjete financiare në qarkullim për ta paguar zeqatin. Në këtë rast, nëse ka prodhime për të cilat është i nevojshëm i varfëri, fjala vjen nëse ka prodhime ushqimore adekuate, dhe i varfëri ka mundësi t’i përdor, qoftë menjëherë apo pas një kohe duke i deponuar, atëherë mund ta jep zeqatin në prodhime. Por, patjetër këtë t’ia ofrojë të varfurit dhe ai të pranojë, përndryshe nuk lejohet pos kundërvlerës në para.
Prej arabishtes: Bashkim Aliu
(Pjesë e shkëputur prej librit Fetava muasire-Fetva Bashkëkohore, pjesa e III)